Irani i përcjell SHBA-së kushtet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani ka dërguar përmes ndërmjetësve në Uashington kërkesat e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Lajmi u bë i ditur të dielën nga kryenegociatori iranian, ndërsa tensionet dhe përplasjet në Lindjen e Mesme vazhdojnë.
Sipas deklaratës së tij, Teherani ia ka përcjellë palës amerikane kushtet që i konsideron të nevojshme për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare.
Ngushtica e Hormuzit ka mbetur e bllokuar gjatë konfliktit, duke shtuar shqetësimet për transportin ndërkombëtar të naftës dhe tregjet energjetike.
Ndërkohë, negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të përballen me vështirësi. Rihapja e ngushticës do të varet nga përmbushja e kërkesave të Teheranit dhe nga zhvillimet e ardhshme diplomatike mes dy palëve.
