Kadri Veseli në Hagë: “Nuk e kam humbur kurrë besimin te liria dhe drejtësia”
Gjatë deklaratave përmbyllëse në Hagë, Kadri Veseli përcolli një mesazh të fortë, duke theksuar se besimi i tij te liria dhe drejtësia nuk është lëkundur gjatë gjithë viteve të procesit gjyqësor.
Në fjalën e tij, Veseli u shpreh se gjykata ka përgjegjësinë të shqyrtojë me kujdes faktet dhe të vlerësojë të vërtetën, ndërsa ai vijoi të mbrojë qëndrimin e tij për pafajësi.
Ai e cilësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm për vlerësimin e përgjegjësisë individuale dhe të fakteve që lidhen me luftën në Kosovë.
**“Nuk e kam humbur kurrë besimin te liria dhe e drejta”**, ishte një nga mesazhet kryesore të përcjella prej tij gjatë fjalës në Hagë.
🎥 **Ndiqeni videon në vazhdim për të dëgjuar fjalën e Kadri Veselit.**
