Arrestohet Gani Geci pas raportimit për kërcënime ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
Gani Geci është arrestuar sonte nga Policia e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit lidhur me pretendimet për kërcënime ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, raporton Nacionale.
Mehmetaj ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar të fshinte ose ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar.
Gazetari ka bërë të ditur se rastin e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës.
Gjatë ditës, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit.
