Konsumimi i një portokalli çdo ditë mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Kjo ndodh falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit, një proteinë thelbësore për ruajtjen e elasticitetit, qëndrueshmërisë dhe freskisë së lëkurës.
Gjithashtu, portokalli përmban beta-karoten, një përbërës natyral që organizmi e shndërron në vitaminë A. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin dhe zhvillimin e qelizave të lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të saj.
