Një incident i tensionuar është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një protestues i ri është rrëzuar në tokë pasi është goditur nga presioni i fortë i ujit të lëshuar nga autoboti i policisë.
Në pamjet filmike që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur i riu humbet ekuilibrin dhe përplaset në asfalt nga fuqia e ujit.
Fillimisht, protestuesi shfaqet duke shtyrë një kazan të madh mbeturinash, të cilin duket se po përpiqet ta përdorë si mburojë për t’u mbrojtur nga autoboti i policisë.
Megjithatë, presioni i ujit e rrëzon atë, duke krijuar një moment dramatik që është bërë pjesë e pamjeve të protestës në kryeqytet.
