Berati është një qytet antik, ku historia dhe vlerat e trashëgimisë janë të pranishme si në tokë ashtu edhe në çdo cep të tij. Ky qytet është një vend ëndrrash për çdo vizitor, por edhe për ata që jetojnë aty.
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një babai dhe djalit të tij, teksa po hapnin themelet e shtëpisë për ndërtim. Gjatë punimeve, ata kanë zbuluar papritur dy qypa të mëdhenj.
Qypat rezultojnë të jenë të mbushur dhe brenda tyre janë gjetur edhe monedha të vjetra. Familja tani kërkon të kuptojë nëse këto monedha kanë vlerë historike apo monetare dhe çfarë duhet të bëjnë me to, pasi nuk janë të sigurt për rëndësinë e tyre.
Në mesazhin e dërguar në JOQ, ata shkruajnë:
“Vendosëm të shtonim dy dhoma në shtëpi dhe kur babi me vëllain po gërmonin për të hapur themelin, ndodhi kjo që shihni. A mund të na thotë dikush çfarë mund të jenë, a kanë vlerë apo duhet t’i hedhim?”
Tashmë mbetet e nevojshme një ekspertizë nga specialistë të fushës për të vlerësuar nëse monedhat kanë vlerë historike apo materiale.











Leave a Reply