Tronditëse! Pas vdekjes së 26-vjeçares, një tjetër aksident i rëndë në “rrugën e mallkuar”

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, përplasen tre automjete

 

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Udënisht, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë.

 

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.

 

Ky është incidenti i dytë i rëndë që ndodh brenda pak ditësh në aksin Pogradec–Lin. Kujtojmë se fundjavën e kaluar, një aksident tragjik në të njëjtën rrugë i mori jetën të resë Elmedina Lloga nga Maqedonia e Veriut, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe riktheu shqetësimet për sigurinë në këtë segment rrugor. 🚨🚗💥

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *