Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur – dy në gjendje kritike
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Karinë, ku janë përplasur tre automjete.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur pesë persona. Dy prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë, ekipet e zjarrfikëses dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Be First to Comment