Bashkëshorti i ish-ministres Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”.
Sipas informacioneve paraprake, Totaj dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një drejtoreshë sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kallëzimi është bërë nga vetë zyrtarja, e cila ka pretenduar se është kanosur pas një konflikti të lidhur me një kontroll tatimor të zhvilluar në një biznes të afërmit të Totajt.
Burime mediatike bëjnë me dije se në mesazhet e dërguara mund të ketë pasur edhe kërcënime të rënda, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për përmbajtjen e tyre.
Totaj është paraqitur për t’u marrë në pyetje nga strukturat e Policisë së Tiranës, ndërsa veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë.
Deri në këto momente nuk ka pasur reagim publik nga Salarjon Totaj apo Elisa Spiropali lidhur me çështjen.


Be First to Comment