Skip to content

Stuhia e fuqishme godet Sarandën, dëmtohet çatia e një pallati 12-katësh, nis verifikimi i dëmeve

Stuhia e fuqishme që përfshiu Sarandën mbrëmjen e së martës (21 korrik) ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një pallat 12-katësh, ku çatia e katit të fundit, e ndërtuar me konstruksion druri, është shkatërruar nga erërat e forta.

Si pasojë e dëmtimit, katër familje kanë mbetur pa mbulesë dhe përballen me probleme për shkak të mungesës së mbrojtjes nga kushtet atmosferike.

Pas publikimit të shqetësimit, në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë, të cilët kanë kryer verifikimet në terren.

Sipas IMT-së, pallati është një objekt i ndërtimit të hershëm dhe nuk disponon certifikatë pronësie. Banorët e prekur kanë vetëm kontrata porosie të lidhura mes ndërtuesit Shpëtim Boçi dhe palës blerëse.

Gjatë inspektimit është konstatuar se rreth gjysma e çatisë është shembur plotësisht, ndërsa pjesa tjetër ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet nevojë për ndërhyrje.

Pas evidentimit të situatës, çështja i është përcjellë autoriteteve të Bashkisë Sarandë, të cilat pritet të përcaktojnë hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e problemit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *