Skip to content

Ngjarje e rëndë në Lipjan, një person ndërron jetë

Tragjedi në Lipjan: Ndërron jetë 52-vjeçari i plagosur me armë zjarri

 

Një ngjarje tragjike ka tronditur Lipjanin. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë 52-vjeçari Fatmir Olluri nga fshati Dobrajë e Madhe, i cili ishte plagosur rëndë me armë zjarri në kokë një natë më parë.

 

Sipas informacioneve, ai ishte gjetur i plagosur dhe ishte transportuar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mjekët vendosën ta transferonin me urgjencë në QKUK, ku u trajtua në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

 

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45.

 

Pas konfirmimit të vdekjes, Prokuroria kompetente ka urdhëruar që rasti të riemërtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

 

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *