LËKUNDJE SIZMIKE NË ELBASAN/ Tërmeti 2.8 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një lëkundje e lehtë sizmike është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar një reagim të momentit te banorët.
Sipas të dhënave paraprake të rrjetit sizmologjik, tërmeti ka pasur magnitudë 2.8 të shkallës Rihter.
Epiqendra është lokalizuar në fshatin Tregan, rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ndërsa thellësia e lëkundjes është vlerësuar në rreth 10 kilometra.
Për shkak të magnitudës së ulët, deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo pasoja për banorët e zonës.
