Skip to content

“A e ka kërcënuar kryebashkiakun e Tiranës?” Rama reagon ashpër ndaj akuzave të Veliajt

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, kryeministri Edi Rama është pyetur për përplasjet e fundit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për pretendimet e këtij të fundit se është kërcënuar nga kreu i qeverisë.

Gazetarja e pyeti Ramën nëse e kishte kërcënuar Veliajn dhe nëse mendonte se ai qëndronte pas protestave që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar situatën si një “luftë” të brendshme në Partinë Socialiste.

Kryeministri shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për këto akuza, duke i cilësuar deklaratat dhe polemikat si të parëndësishme për të. Rama u përqendrua te progresi i Shqipërisë dhe puna e qeverisë në rrugën drejt integrimit europian.

“Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë çdo ditë me objektivin historik të bashkimit të vendit me Europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike të krijuar me shumë punë dhe të ndihmuar edhe nga rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të tjerat janë si zhurma e makinave që vijnë e ikin në bulevard. Sa të rëndësishme janë ato për ju, aq janë edhe këto për mua”, u shpreh Rama.

Published inNews Shqip