Një incident është shënuar para ambienteve të Kryeministrisë, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, në rrethana ende të paqarta.
Gjatë situatës, disa protestues kanë kërkuar largimin e tij nga protesta, ndërsa të tjerë kanë ndërhyrë për të parandaluar përplasjet fizike.
Në vijim, policia ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar personin nga vendngjarja. Ende nuk dihen rrethanat e incidentit apo mënyra se si personi ka mbetur i dëmtuar.
Sipas informacioneve paraprake, ai është dërguar pranë një ambulance për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
