SHBA mesazh të fortë opozitës: “Refuzoni dhunën, rikthehuni në dialog!”
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka bërë thirrje Partia Demokratike e Shqipërisë dhe aleatëve të saj të heqin dorë nga dhuna në protesta dhe të zgjedhin dialogun konstruktiv.
Reagimi vjen pas tubimit të 28 shkurtit në Tiranë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt institucioneve, përfshirë ish-“Vilën 31” të Enver Hoxha, sot rezidencë qeveritare, ku në atë moment ndodheshin edhe artistë të huaj.
Në një përgjigje për Top Channel, ambasada thekson se aktorët politikë duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes mjeteve paqësore dhe të ligjshme.
Pas ngjarjes, kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra kryepolicin Ilir Proda dhe drejtorin e policisë së Tiranës, Elton Allushi, për reagimin e vonuar.