Harroni shpesh ku i lini gjërat? Këto ushqime mund të ndihmojnë kujtesën!
Çdo ditë përballemi me shumë informacione, angazhime dhe shpërqendrime, të cilat mund të ndikojnë në përqendrimin dhe kujtesën tonë.
Stresi i vazhdueshëm, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e gjumit janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në funksionimin e trurit.
Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ushqime ushqyese, së bashku me gjumë të mjaftueshëm dhe aktivitet fizik, mund të ndihmojë në mbështetjen e shëndetit të trurit dhe kujtesës.
