Një lajm i trishtë ka prekur qytetin e Prrenjasit, ku është ndarë nga jeta inxhinieri i njohur Haki Polisi.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka vlerësuar figurën e Polisit, duke e cilësuar si një profesionist të përkushtuar, i cili gjatë jetës dhe punës së tij kishte fituar respektin e të gjithë atyre që e njihnin.
Kryebashkiaku Belba ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Polisit. Një profesionist i përkushtuar, inxhinier, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, i cili me punën, përkushtimin dhe karakterin e tij fitoi respektin dhe vlerësimin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të”, shkroi Belba.
Ai e mbylli mesazhin e tij duke i uruar prehje të qetë inxhinierit Haki Polisi.

Be First to Comment