Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin në Minesota, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë ka marrë jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Viktimat janë identifikuar si gazetarja e njohur e hokejit, Jessie Pierce, 37 vjeçe, së bashku me tre fëmijët e saj. Ata u gjetën pa shenja jete pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre në White Bear Lake. Në këtë ngjarje të rëndë ka humbur jetën edhe kafsha shtëpiake e familjes.
Ngjarja bëhet edhe më prekëse pasi vetëm një ditë më parë, Pierce kishte ndarë në rrjetet sociale momente të lumtura me fëmijët e saj, teksa shijonin akullore në vendin e tyre të preferuar. Postimi i saj i fundit në platformën X mbante përshkrimin: “Çantat janë të siguruara”.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.