Vrasje e rëndë në Shkodër! Gjendet i pajetë brenda automjetit, policia në kërkim të autorëve
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, viktima është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin me inicialet A. K., ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e kësaj vrasjeje.

Be First to Comment