Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 24-t, vijnë “lajme të mira” nga SHBA. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se sulmet ushtarake do të shtyhen për 5 ditë.
Sipas tij, ky vendim vjen pas bisedimeve “shumë të mira dhe produktive” mes SHBA-së dhe Iranit gjatë ditëve të fundit.
Në një postim në “Truth Social”, Trump u shpreh se diskutimet kanë qenë të thella dhe konstruktive, duke shtuar se ka urdhëruar shtyrjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të vijimit të negociatave.