Ndalimi i Besart Kelmendit në mes të Prishtinës: Çfarë rrezikon artisti?
Ndalimi i Besart Kelmendit me dyshimin për armëmbajtje pa leje ka ngjallur shumë pyetje te publiku: çfarë mund t’i ndodhë artistit pas këtij incidenti?
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për mbajtjen, kontrollin ose posedimin e paautorizuar të armëve, ligji parashikon dy skenarë kryesorë:
Gjoba deri në 7,500 euro
Burg deri në 5 vjet
Megjithatë, praktika gjyqësore në Kosovë shpesh është më e butë. Në rastet e armëmbajtjes së thjeshtë, ku arma nuk është përdorur për vepra të tjera penale dhe nuk ka rrethana rënduese, gjykatat zakonisht japin dënime me gjobë ose me kusht.
Masa e ndalimit prej 48 orësh që po kalon këngëtari është një procedurë standarde hetimore. Ky afat i lejon Prokurorisë të shqyrtojë provat dhe të vendosë nëse rasti do të shkojë në gjykim apo do të merren masa të tjera.
Tashmë, gjithë vëmendja është te vendimi që do të shpallet pas përfundimit të ndalimit.