Moti ndryshon këtë të diel, ja çfarë pritet gjatë ditës
Shqipëria do të përfshihet këtë të diel nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme. Dita do të nisë me kthjellime, por nga mesdita vranësirat do të shtohen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat kodrinore dhe malore priten reshje të herëpashershme shiu, kryesisht me intensitet të ulët. Për intervale të shkurtra, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32°C.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina mund të forcohet deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi pritet të jetë 1–2 ballë.
