Skip to content

Ngjarje tronditëse: Bashkëshorti i merr jetën gruas

Pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie pranë vendit të ngjarjes hedhin dritë mbi vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila ndodhi paraditen e së enjtes në Shkodër. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj.

Në video dëgjohet fillimisht një e shtënë me armë, ndërsa më pas gruaja shihet duke u përpjekur të largohet. Pak çaste më vonë dëgjohet një tjetër e shtënë dhe 55-vjeçarja rrëzohet pranë hyrjes së banesës, ku humb jetën.

Sipas burimeve nga hetimi, para krimit mes bashkëshortëve kishte ndodhur një debat, që dyshohet të ketë qenë i lidhur me motive xhelozie. Pas debatit, autori i dyshuar është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe më pas është drejtuar drejt një dyqani pranë shtëpisë, ku ndodhej viktima.

Gruaja, edhe pse e plagosur, tentoi të largohej duke përshkuar disa metra, por u qëllua sërish dhe ndërroi jetë në vend.

Çifti kishte dy fëmijë: një djalë që jeton në Kanada dhe një vajzë që shërben si oficere në Forcat e Armatosura. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *