Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër.
Një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së punës, pasi një shtyllë elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Viktima është identifikuar si Lulzim Shehu, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.
