U fejova në 17 vjeç… por ajo që bëri bashkëshorti pasi lindi djali më turpëron ta tregoj
Kjo është historia e dhimbshme e një nëne 50-vjeçare, e cila ka përjetuar shumë vuajtje gjatë jetës së saj dhe ka zgjedhur të mbetet anonime. Ajo u rrit jetime, pasi e ëma i ndërroi jetë kur ishte ende shumë e vogël. Për të u kujdes vetëm babai, i cili u bë mbështetja e vetme në jetën e saj.
Kur ishte rreth 17-18 vjeç, ajo u fejua me mblesëri. Kushti i saj i vetëm ishte që bashkëshorti të vinte të jetonte në shtëpinë e saj, pasi nuk mund ta linte babanë vetëm.
“Unë i kisha thënë babait: ose nuk martohem fare, ose ai që më merr duhet të vijë të jetojë këtu, sepse babin nuk e lë vetëm”, rrëfen ajo.
Edhe pse që në fillim e kuptoi se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk pati guximin ta kundërshtonte vendimin dhe pranoi martesën. Bashkëshorti ishte disa vite më i madh dhe punonte në një minierë. Më vonë ajo mësoi se ai kishte pasur shumë lidhje me gra të tjera, por kur e dëgjoi këtë ishte tashmë tepër vonë.
Brenda vitit të parë të martesës lindi djali i tyre. Por, sipas saj, burri kishte hyrë në atë familje me mendimin se do të përfitonte nga pasuria e babait të saj.
“Ai kurrë nuk solli një lek në shtëpi. Vetëm hante e pinte dhe gjithçka zgjati rreth një vit e gjysmë”, tregon ajo.
Pas lindjes së djalit, situata u përkeqësua edhe më shumë. Bashkëshorti u largua nga shtëpia dhe braktisi familjen. Para se të ikte, ai bëri diçka që ajo edhe sot e ka të vështirë ta tregojë.
“Më tha: merre djalin dhe hajde me mua. Babai yt nuk më intereson. Edhe unë i kam lënë prindërit e mi”, kujton ajo, duke shtuar se ajo nuk mund ta linte kurrë babanë vetëm.
Kështu, ajo mbeti vetëm me fëmijën e saj, duke u përballur me një nga periudhat më të vështira të jetës.