Skip to content

Përplasje e rëndë mes “Audi”-t dhe biçikletës, ndërron jetë ciklisti

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Peqin, pranë fshatit Bradashesh.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një rreth 70-vjeçar, i identifikuar si Xhemal Çela, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e përplasjes.

 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale A.G., ka përplasur biçiklistin. Për shkak të përplasjes së fortë, i moshuari ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

 

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij ka qenë e rënduar dhe ai është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës. Fatkeqësisht, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

 

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të dalin detaje të tjera rreth ngjarjes.

Published inNews Shqip