Skip to content

Vendimi i fundit i qeverisë, ndryshimi i ri pritet të sjellë pasoja të rëndësishme!

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulla të reja për klasifikimin, ndërtimin dhe administrimin e strukturave që ofrojnë akomodim turistik. Vendimi i ri përcakton kriteret që duhet të përmbushin projektet e hoteleve, resorteve, apartamenteve dhe vilave të destinuara për turizëm.

 

Një nga risitë kryesore është krijimi i kategorisë së quajtur “resort miks”, e cila mundëson kombinimin e ambienteve turistike me ndërtesa rezidenciale, si apartamente dhe vila për banim.

 

Sipas rregullave të reja, të paktën 60% e sipërfaqes së përgjithshme të ndërtimit duhet t’i dedikohet funksioneve turistike, ndërsa pjesa e destinuar për përdorim rezidencial nuk mund të jetë më e madhe se 40%.

 

Një tjetër ndryshim lidhet me procedurat që duhet të ndjekin investitorët përpara nisjes së ndërtimit. Projektet e reja do të duhet të pajisen paraprakisht me certifikatën e kategorizimit nga ministria përgjegjëse për turizmin. Ky dokument do të shërbejë për të vërtetuar se projekti përmbush kriteret e kategorisë turistike të propozuar, por nuk do të zëvendësojë lejen e ndërtimit.

 

Vendimi përcakton gjithashtu rregulla për mënyrën e funksionimit të njësive të akomodimit brenda resorteve. Apartamentet, vilat dhe dhomat e projektuara për qëllime turistike duhet të jenë pjesë e strukturës së resortit dhe të funksionojnë nën një administrim të përbashkët.

 

Ndërkohë, banesat që ndërtohen jashtë strukturave të resortit nuk do të mund të përdoren për ofrimin e shërbimeve të akomodimit turistik sipas këtij përcaktimi.

 

Me këto ndryshime, qeveria synon të përcaktojë më qartë kufijtë mes ndërtimeve turistike dhe atyre rezidenciale, duke vendosur kritere të reja për investimet në sektorin e turizmit.

Published inNews Shqip