Skip to content

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, ja në sa ka shkuar

Çmimi i naftës në Kosovë ka pësuar një rritje të konsiderueshme, me litrin që në disa pika të karburanteve ka arritur deri në 1.90 euro.

 

Ky nivel konsiderohet ndër çmimet më të larta të shënuara kohët e fundit në tregun kosovar, duke shtuar barrën financiare për qytetarët, por edhe për bizneset.

 

Shtrenjtimi i derivateve mund të ndikojë edhe në rritjen e kostove të transportit dhe shërbimeve, ndërsa konsumatorët po përballen me një tjetër rritje të shpenzimeve të përditshme.

/Indeksonline/

Published inNews Shqip