Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Maqellarë–Peshkopi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident. Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt spitalit të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, katër prej të dëmtuarve janë dërguar më pas drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për ngjarjen.
