Skip to content

Lajm i madh për pagat, nga 1 janari rroga minimale mund të arrijë deri në 1400 euro

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka prezantuar modelin e ri të pagave, të pagëzuar “Euro Model”, i cili pritet të nisë zbatimin nga janari i vitit 2027.

Sipas parashikimeve të qeverisë, reforma do të prekë më shumë se 250 mijë të punësuar dhe synon të rrisë pagat edhe për punonjësit që aktualisht marrin më shumë se paga minimale.

Spajiq tha se, me të njëjtën kosto për punëdhënësin, një pagë neto prej 1,600 eurosh mund të arrijë në rreth 1,870 euro. Ndërkohë, paga mesatare neto në vend parashikohet të rritet nga rreth 1,000 euro në mbi 1,400 euro.

Reforma parashikon gjithashtu uljen e barrës tatimore mbi pagat. Sipas qeverisë, financimi do të mbështetet te rritja e konsumit dhe punësimit, lufta kundër ekonomisë informale dhe masa të tjera në fushën fiskale.

Ndryshime janë paralajmëruar edhe për pensionet. Nga viti 2027, ato pritet të indeksohen katër herë në vit, ndërsa pensioni mesatar parashikohet të kalojë 600 euro dhe pensioni minimal të tejkalojë 500 euro.

Spajiq njoftoi gjithashtu se në dhjetor të këtij viti çdo pensionist do të përfitojë një pagesë shtesë prej 100 eurosh.

Published inNews Shqip