Skip to content

Trumpi me ultimatum për Iranin: Marrëveshje ose përshkallëzim i konfliktit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se përpara Teheranit janë disa skenarë, duke përfshirë arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, shtimin e presionit ekonomik ose përshkallëzimin e situatës ushtarake.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump deklaroi se ndodhet pranë marrjes së një vendimi të rëndësishëm për hapat që SHBA-ja mund të ndërmarrë ndaj Iranit.

“Duhet të sillen mirë”, është shprehur Trump, duke paralajmëruar se në të kundërtën Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin masa të ashpra ndaj Teheranit.

Deklaratat vijnë në një kohë kur administrata amerikane po shqyrton opsionet e saj ndaj Iranit. Trump ka lënë të hapura mundësitë për një marrëveshje, forcimin e presionit ekonomik, por edhe një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak.

Published inNews Shqip