Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drini i Zi, pranë Njësisë Administrative Arras.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.
