Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë detaje për dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurit.
