Skip to content

Tragjedi në Tiranë/ I riu humb jetën pasi bie nga kati i pestë i pallatit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit, në Tiranë, pasi ka rënë nga një pallat.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Viktima është identifikuar si Gerald S., 36 vjeç.

Nga të dhënat e para të hetimit dyshohet se 36-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri tani nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera mbi shkaqet apo rrethanat që i paraprinë ngjarjes.

Published inNews Shqip