Skip to content

Çmimi i naftës bie pas deklaratës së Trumpit për Iranin

Bie çmimi i naftës pas deklaratës së Trumpit për Iranin

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie, pasi deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA-ja nuk planifikon ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit, ka zbutur shqetësimet për furnizimin nga Lindja e Mesme.

Nafta Brent, si referencë për tregun evropian, ka rënë me 72 centë, ose 0,7 për qind, duke arritur në 103,53 dollarë për fuçi. Ndërkaq, nafta amerikane WTI është liruar me 52 centë, ose 0,6 për qind, duke u tregtuar me 90,97 dollarë për fuçi.

Megjithatë, Brent pritet ta mbyllë javën me rritje, pas shtrenjtimit prej 4 për qind të enjten, në mes të shtimit të sulmeve ndaj anijeve që transportojnë naftë nga Lindja e Mesme. WTI, nga ana tjetër, pritet të regjistrojë një rënie të lehtë javore, pavarësisht ndërprerjeve të furnizimit të shkaktuara nga uragani që po i afrohet bregdetit të Gjirit të Meksikës.

Trump deklaroi se Uashingtoni po zhvillon bisedime “produktive” me Iranin dhe se nuk është planifikuar ndonjë sulm para zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit. Kjo deklaratë erdhi pas raportimeve se presidenti amerikan po shqyrtonte mundësinë e një sulmi para kësaj date.

Published inNews Shqip