Skip to content

Presidentja emëron në zyrën e saj personin që shërbente në ekipin e Vjosa Osmanit

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur organizimin e ekipit të saj presidencial, duke bërë emërimet e para në kabinetin që do ta asistojë gjatë mandatit të saj.

 

Përbërja e plotë e kabinetit ende nuk është bërë publike, ndërsa pritet që gjatë ditëve në vijim të njoftohen edhe emra të tjerë që do t’i bashkohen stafit të Presidencës.

 

Në kuadër të këtij procesi, pritet të përcaktohet struktura e plotë e kabinetit, përfshirë këshilltarët, stafin administrativ dhe zyrtarët e tjerë që do të angazhohen gjatë mandatit presidencial.

 

Ndër lëvizjet e para të raportuara janë emërimi i Berita Abazit në pozitën e shefes së stafit dhe i Donika Kavajës si zëvendësshefe e stafit. Po ashtu, është përmendur mundësia e rikthimit të Bekim Kupinës në Presidencë, si pjesë e ndryshimeve në ekipin e ri presidencial.

 

Published inNews Shqip