Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh që prej orës 12:00.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka vënë në dukje lëvizjet e disa protestuesve, të cilët, sipas pamjeve, hyjnë dhe dalin nga selia e Partisë Demokratike.
“Studentët në Universitetin e Dhunës, e shtunë, 24/10/2026, ora 15:30”, shkruan kryeministri në përshkrimin e videos, duke shoqëruar kështu reagimin e tij për zhvillimet gjatë protestës.
Më herët, edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kishte deklaruar se disa protestues shkojnë në selinë e PD-së për t’u furnizuar me molotovë, të cilët, sipas tij, përdoren kundër forcave të policisë.
