Skip to content

BBVK 5 PO BËHET GATI! Zbulohen 22 emrat e banorëve të mundshëm, Fero dhe Vjollca Haxhiu në listë (FOTO)

Opinionisti Olti Curri ka publikuar një listë me 22 emra të personazheve të njohur, të cilët mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

 

Në mesin e emrave të përmendur është edhe reperi Fero, një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Lista përfshin gjithashtu Ensar Elshanin, i njohur me emrin Fuego, Arlinda Morinën, e njohur si Liki, si dhe disa personazhe të tjerë që kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

 

Publikimi ka ngjallur interes te fansat e formatit, të cilët po presin me kuriozitet të mësojnë se cilët do të jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Kosovë.

 

Megjithatë, deri më tani bëhet fjalë për emra të përfolur dhe jo për një listë zyrtare të konfirmuar nga produksioni.

Published inNews Shqip