Skip to content

Eksperti ngre alarmin: Çfarë ndryshon për mijëra pensionistë nga pensionet private dhe pagat informale?

Eksperti i taksave, Edvin Stefani, ka folur për problematikat që shoqërojnë sistemin e pensioneve në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te pagat informale dhe rëndësia e sigurimit financiar për të ardhmen.

 

Sipas tij, vitet e fundit është bërë një punë pozitive në luftën kundër informalitetit të pagave, por deklarimi i pagave joreale mbetet një shqetësim që duhet të shërbejë si sinjal alarmi për qytetarët.

 

Stefani theksoi se zgjidhja nuk varet vetëm nga institucionet, por edhe nga vetë individët, të cilët duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi për sigurimin e së ardhmes së tyre financiare.

 

Një tjetër çështje e rëndësishme që ai trajtoi ishte përdorimi i fondeve private të pensioneve. Sipas ekspertit, këto skema mund të krijojnë më shumë siguri financiare në të ardhmen, ndërsa skema e re ofron edhe lehtësi në trajtimin tatimor, por shoqërohet me kosto të tjera.

 

Në përfundim, Stefani nënvizoi se pensionet nuk janë vetëm çështje ekonomike, por edhe çështje kulture dhe ndërgjegjësimi, ndaj qytetarët duhet të mësojnë të planifikojnë dhe të mbrojnë më mirë të ardhmen e tyre.

Published inNews Shqip