Ambasada Amerikane në Tiranë ka përsëritur paralajmërimin për qytetarët shqiptarë, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes ndaj personave dhe agjencive që premtojnë sigurimin e vizave amerikane kundrejt pagesave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka këshilluar aplikantët që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos u besojnë personave të tretë që pretendojnë se mund të ndikojnë në procesin e marrjes së vizës.
Sipas paralajmërimit, këto premtime shpesh synojnë të përfitojnë financiarisht nga qytetarët, ndërsa askush nuk mund të garantojë pajisjen me vizë amerikane përmes pagesave apo ndërhyrjeve.
