Skip to content

Ardit Gjebrea largohet nga SPAK pas disa orësh, zbulon si u prit nga prokurorët: I ftova në…

Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas rreth dy orësh qëndrimi.

 

Në një prononcim për gazetarët, ai bëri të ditur se ishte thirrur për të dhënë sqarime lidhur me një çështje që është pjesë e sekretit hetimor, ndaj nuk mund të ndante detaje të tjera.

 

Gjebrea sqaroi se ishte paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e çështjes.

 

Në fund, moderatori nuk i la jashtë humorit komentet e tij, duke treguar se takimi me prokurorët kishte qenë miqësor. Madje, me batutë, tha se i kishte ftuar ata në emisionin e tij, duke shtuar se edhe prokurorët janë njerëz dhe se ai thjesht ua kishte kthyer ftesën.

 

“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësorë dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan, i ftova”, u shpreh Ardit Gjebrea.

 

Published inNews Shqip