Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë, më 7 nëntor, në një subjekt minerar në Martanesh, ku ka humbur jetën një punëtor 62-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Gëzim Muça, banues në Klos. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, ai dyshohet se është aksidentuar gjatë ushtrimit të detyrës në galeri, ku ka pësuar plagë të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale.
Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë humbje jete.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e përgjegjësive të mundshme.
