Skip to content

Pas protestave, Edi Ramës i ndodh ajo që nuk e priste

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”, Shehaj: Rama përballë drejtësisë

Në kulmin e protestave kundër qeverisë, SPAK ka regjistruar një procedim penal lidhur me kallëzimin për projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta, të njohura si “Albanian Files”.

Lajmi u bë publik nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili reagoi nga protesta, duke e cilësuar nisjen e hetimeve si një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë. Shehaj deklaroi se kryeministri Edi Rama është nën hetim dhe se askush nuk është i paprekshëm përpara drejtësisë.

Kallëzimi, i depozituar më 12 gusht 2025 nga ekspertë dhe protestues, kërkon hetim për shpërdorim detyre, korrupsion, ndikim të paligjshëm dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Deri më tani, SPAK nuk ka regjistruar persona konkretë si të dyshuar apo nën hetim.

Published inNews Shqip