Skip to content

Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku pritet të ketë reshje bore

Ndryshon moti në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe bore, ja parashikimi për ditët në vijim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe intervale të shkurtra me diell. Gjatë pasdites dhe orëve të natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat më të larta malore parashikohen reshje të dobëta bore.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshjet do të jenë më të pranishme në pjesët perëndimore të vendit. Era do të fryjë nga drejtimi juglindor, me intensitet të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup, paraditja pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje mund të ketë reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 15 gradë Celsius.

Parashikimi për ditët në vijim

Të hënën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu në pjesë të ndryshme të vendit.

Nga e marta parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Megjithatë, të premten priten sërish reshje të dobëta lokale shiu.

Published inNews Shqip