Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Moti i keq godet Greqinë: Mbyllen shkollat, 54-vjeçari gjendet i vdekur poshtë makinës!

Posted on April 2, 2026 by admin

Moti i keq “Erminio” godet Greqinë, viktima e parë dhe mbyllen shkollat

Stuhia “Erminio” që ka përfshirë Greqia ka shkaktuar viktimën e parë, ndërsa vendi po përballet me kushte të rënda atmosferike, përfshirë reshje të dendura shiu, stuhi të forta dhe erëra intensive.

Sipas mediave vendase, një burrë rreth 54-vjeç, shtetas polak, është gjetur pa shenja jete në zonën e Nea Makri. Ai u nxor nga poshtë një makine nga forcat zjarrfikëse, pasi dyshohet se ishte rrëmbyer nga rrjedha e një përroi.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Megalou Alexandrou”, ku viktima besohet se kishte dalë nga banesa e tij pas mesnatës, pasi ajo ishte përmbytur. Në rrethana ende të paqarta, ai dyshohet se rrëshqiti dhe mbeti i bllokuar nën një automjet, duke humbur jetën.

Ndërkohë, autoritetet raportojnë se situata më problematike paraqitet në zonat e Atika lindore dhe jugore, si dhe në Kreta dhe Peloponezi. Deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shërbimet zjarrfikëse kanë marrë mbi 170 thirrje për ndërhyrje, që lidhen me rrëzime pemësh, largim objektesh të rrezikshme, pompim uji dhe ndihmë për qytetarët.

Për shkak të kushteve ekstreme dhe pranisë së pluhurit afrikan, shumë shkolla në vend vijojnë të jenë të mbyllura. Autoritetet kanë vendosur pezullimin e procesit mësimor në rajonet e Dodekanezë, Ciklade dhe në Kretë për datën 2 prill 2026.

Guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hadjimarkos, njoftoi se ky vendim është marrë si masë parandaluese për sigurinë publike dhe përfshin të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë edhe institucionet parashkollore dhe shkollat speciale.

Post Views: 193

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Mësuesja nga Shkupi ndërron jetë gjatë procesit mësimor
  • Avokati i njohur bën paralajmërim të fortë për Edi Ramën, zbulon detaje që pritet të nxisin debat
  • E RËNDË në Tiranë/ 48-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet, në timon një 20-vjeçar
  • VIDEO/ Edi Rama hap kamerat gjatë tubimit, qytetarët reagojnë me thirrje: “Jep dorëheqjen!”
  • Lapaj me thirrje të fortë: Nëse Rama nuk largohet, duhet vepruar menjëherë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme