Skip to content

Të premten ndryshim drastik i motit – sinoptikania paralajmëron surpriza pas 4 Prillit!

Të premten ndryshim drastik i motit! Sinoptikania befason: Ja çfarë pritet pas 4 Prillit

 

Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim.

 

Sipas saj, dita e enjte dhe e premte do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në zonat malore pritet rikthim i reshjeve të dëborës. Këto reshje do të jenë prezente deri në orët e paradites së të premtes.

 

Ajo theksoi gjithashtu se tre ditët e para të muajit prill do të karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe mot i paqëndrueshëm.

 

Megjithatë, duke filluar nga data 4 Prill, situata pritet të ndryshojë ndjeshëm. Sipas Porjës, i gjithë vendi do të përfshihet nga mot i kthjellët dhe rritje e temperaturave.

 

Fundjava dhe java pasuese do të sjellin kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura pranverore, të cilat pritet të arrijnë deri në 19-20°C, duke rikthyer ndjesinë e pranverës së munguar.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *