Skip to content

Patentat shqiptare në Itali: Çfarë ndryshon me njohjen dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqni?

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Itali! Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit do të zgjatet edhe për pesë vite të tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës, e cila konfirmon se qytetarët shqiptarë në Itali dhe shtetasit italianë në Shqipëri do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo marrëveshje edhe gjatë periudhës së re të zbatimit.

Zgjatja e marrëveshjes u vjen në ndihmë personave që dëshirojnë të konvertojnë patentën e tyre në shtetin ku kanë vendbanimin, duke shmangur procedurat e zakonshme për pajisjen me një leje të re drejtimi, në përputhje me kushtet e përcaktuara.

Ky vendim pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shumë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë mes dy vendeve, duke u ofruar më shumë lehtësi në përmbushjen e procedurave administrative.

Vazhdimi i marrëveshjes shënon gjithashtu një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dyja vendeve.

Published inNews Shqip