Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

15 vite pa gjurmë për Bleona Matën – rrëfimi i gjyshit ngjall shpresë!

Posted on April 30, 2026 by admin

Kanë kaluar 15 vite nga zhdukja e Bleona Matës, një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe misterioze në vend. Së fundmi, familjarët kanë marrë një lajm që ka rikthyer shpresën, por edhe ka ngritur shumë pikëpyetje.

Sipas dëshmisë së tyre, nëna e Gentianës – njëra nga pesë vajzat që ndodheshin me Bleonën ditën kur ajo u zhduk – u ka thënë se vogëlushja mund të kthehet brenda tre ditësh. Ky informacion, që fillimisht u duk tronditës, është konfirmuar edhe nga gjyshi i Bleonës, Zenel Mata.

Ai tregoi se kur ka kërkuar më shumë sqarime nga nëna e Gentianës, kjo e fundit është tërhequr, duke thënë se gjithçka lidhej me një ëndërr. Sipas tij, vajzat që ishin me Bleonën atë ditë u shpërndanë, ndërsa personi i fundit që e kishte parë ishte Qamilja. Gjyshi shprehet se dyshimet e tij mbeten te grupi i vajzave, duke theksuar se njëra prej tyre shmang çdo përballje dhe nuk jep shpjegime.

Ndërkohë, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, e cila prej më shumë se një dekade nuk ka reshtur së kërkuari të bijën, është e bindur se dikush nga ato vajza di më shumë seç thotë. Ajo shpreh bindjen se e bija mund të jetë dorëzuar në duart e një rrëmbyesi dhe se e vërteta fshihet shumë pranë familjes.

“Ne kemi kërkuar për 15 vite, por duket se përgjigjja është shumë më afër nga sa mendojmë,” është shprehur ajo, duke shtuar se deklaratat e fundit vetëm sa forcojnë dyshimet se disa persona po fshehin të vërtetën.

Historia

Bleona Mata u zhduk në moshën 6-vjeçare, pasditen e 22 majit 2010, ndërsa kulloste bagëtitë në malin pranë fshatit Zapod, në Kukës. Menjëherë pas zhdukjes, policia dhe banorët e zonës nisën kërkime intensive, por pa asnjë rezultat.

Që prej asaj dite, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Në fillim, dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqëronin, mes tyre edhe një e afërme e saj. Megjithatë, pavarësisht hetimeve të shumta, autoritetet nuk arritën të provonin përfshirjen e tyre në ngjarje.

Rasti i Bleona Matës mbetet ende një mister i pazgjidhur, ndërsa familja vazhdon të jetojë mes shpresës dhe dhimbjes.

Post Views: 96

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Rama u përgjigjet protestuesve: “Kush më quan tradhtar…”
  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme