Bota e artit është në zi pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Owain Rhys Davies, i cili u shua në moshën 44-vjeçare. Ai ishte i njohur për interpretimet e tij në teatër dhe në ekran, mes tyre edhe paraqitja në serialin e famshëm Twin Peaks.
Lajmi për vdekjen e tij u bë publik nga vëllai, Rhodri Davies, përmes një deklarate emocionale të publikuar më 31 maj. Ai e përshkroi humbjen si një goditje të rëndë për familjen dhe miqtë e afërt.
“Edhe pse ende mbeten disa paqartësi rreth rrethanave të vdekjes së tij, ajo që dimë deri tani është se Owain u nda nga jeta papritur, në mënyrë natyrale dhe i qetë”, thuhet në deklaratën e familjes.
Ndarja nga jeta e aktorit ka prekur kolegët, miqtë dhe admiruesit e tij, të cilët po e kujtojnë për talentin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë në botën e artit dhe të aktrimit.