Teksa vera po afron, vendi ynë do të vijojë të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Fundjava pritet të jetë ideale për pushuesit, me diell dhe kushte të favorshme për të frekuentuar plazhet.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 gradë Celsius. Në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, termometri do të shënojë deri në 30 gradë gjatë fundjavës.
Gjatë javës së ardhshme moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, megjithëse herë pas here priten kalime vranësirash dhe reshje të izoluara në zonat malore. Kulmi i vapës parashikohet të regjistrohet të mërkurën dhe të enjten, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht nga kuadrati jugor, me drejtim jugperëndim–juglindje.